Digjet një lokal në Pejë, dëmi 50 mijë euro: Raportohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes dy familjarëve - NACIONALE

Digjet një lokal në Pejë, dëmi 50 mijë euro: Raportohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes dy familjarëve

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një biznes i pjesëve të makinave në Pejë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë, dhe dyshohet se ngjarja ka lidhje me një konflikt mes dy familjarëve.

Sipas raportimeve, dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën makinave që ishin në përdorim për pjesë rezervë, pas një mosmarrëveshje me anëtarin tjetër të familjes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të këtij konflikti.

Sipas viktimës, dëmi i shkaktuar është rreth 50 mijë euro.

“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro” – ka thënë ai për Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.


Lajme të ngjashme