Digjet një autobus në Qafë të Duhlës
Një autobus është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në Qafë të Duhlës.
Sipas fotografive të publikuara nga Suhareka Online, mjeti është djegur në pjesën e pasme, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, derisa raportohet se nuk ka të lënduar.
Policia ende nuk ka dhënë informacione, në lidhje me këtë rast.