Digjet Muzeu i Muzikës në Gjakovë, Policia jep detaje - NACIONALE

Digjet Muzeu i Muzikës në Gjakovë, Policia jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në orët e mbramjës ka shpërthyer zjarri në Muzeun e Muzikës së Gjakovës.

Policia rajonale e ka konfirmuar lajmin për gazetën Nacionale.

Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë se Kosovës në Komunën e Gjakovës, ka thënë se njësitet policore dhe ato të zjarrëfiksve janë duke bërë përpjekje maksimale për lokalizimin e zjarrit.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Në këto momente është duke u djegur Muzeu i Muzikës në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, ka thënë Elezaj për gazetën Nacionale.

Lajme të ngjashme