Digjet kuzhina e një lokali në Gjakovë, dalin pamjet
Një lokal në Gjakovë raportohet se është përfshirë sot nga Zjarri, më konkretisht, një pjesë e kuzhinës së tij.
Zëdhënësi i policisë, Sherem Elezaj, sipas “Klan Kosova”, ka dalë në vendngjarje dhe zjarri është lokalizuar.
Ai ka njoftuar se nuk ka njerëz të lënduar, dhe se nuk dihet saktë se çka e ka shkaktuar zjarrin.