Digjet “ETC” në Klinë, policia thotë se nuk ka të lënduar
Në orët e sotme të mëngjesit një zjarr ka përfshirë supermarketin “ETC”, i cili gjendet në qytetin e Klinës
Policia ka bërë me dije se janë duke u hetuar shkaqet e zjarrin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë me dije se nuk ka asnjë person të lënduar nga ky zjarr.
“Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit policia është njoftuar nga sigurimi se zjarri e ka kapluar qendrën tregtare ETC në Klinë. Ka dalë në vendngjarje, zjarrfikësit janë aty. Nuk ka persona të lënduar. Nuk e di a është ndalë zjarri ende”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.
Rrjeti i supermarketeve “ETC” është pronë e afaristit të njohur Ramiz Kelmendi, i cili ka qenë edhe ish-zëvendëskryeministër dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në mars të këtij viti, afaristit Kelmendi i është djegur edhe “ELKOS Center” në Pejë. I njëjti kishte bërë me dije se demi i shkaktuar nga zjarri kap shifrën prej dhjetëra miliona euro.