Digjen tri vetura në Pejë, s’ka të lënduar
Policia e Kosovës ka treguar se tri vetura janë djegur në Pejë.
Në një përgjigje për Telegrafin, policia ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, tha ai.