Digjen tri shtëpi të pabanuara në Prizren - NACIONALE

Digjen tri shtëpi të pabanuara në Prizren

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se diten e djeshme gjatë oreve të mbrëmjes në fshatin Novak të Prizrenit ka filluar një zjarr në afersi të disa shtëpive.

Si pasojë janë djegur tri shtëpi të pabanuara.

Zjarri sipas policisë ka ndodhur pasi disa shkurre kanë marrë flakë dhe zjarri ka filuar të zgjerohet.

“Me datë 11.08.2024, rreth orës 19: 25 është raportuar për një zjarr në fshatin Novak, KK Prizren. Patrullat policor të Stacionit Policor Prizren veri menjëherë kanë shkuar në vend ngjarje prej nga janë informuar se pasi që kanë marrë zjarr shkurret (peregji ) në afërsi të shtëpive, zjarri fushor është pahapur dhe jan djegë edhe tre shtëpitë që gjendeshin aty afër. Të tre shtëpitë ishin të pabanuara dhe janë pronë e qytetarëve Serb /Kosovar, në përgjithësi ajo lagje është e pabanuar por në fshat ka disa banor Serb dhe Shqiptar. Në shuarjen e zjarrit fillimisht është angazhuar me cisternat e saj një kompani vendore e cila e ka bazën aty afër e më pas edhe zjarrfikësit. Zjarri është arrit që të shuhet.”, thuhet në njoftimin e policisë

Policia ka njoftuar se po presin raportin se si ka filluar zjarri.

Lajme të ngjashme