Digjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë - NACIONALE

Digjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut.

Zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Verior, Veton Elshani, tha për REL se ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

REL-i mori vesh se pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi, D.P.

Zjarrit që përfshiu kamionët, i paraprinë tri shpërthime.

Lajme të ngjashme