Diell e vranësira, parashikimi i motit për fundjavë
Këtë fundjavë pritet të mbajë mot me diell e me vranësira.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 20-24 gradë.
Të dielën temperaturat minimale do të shënojnë ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.