“Dhurata e ditëlindjes për Rizvanollin”, rikthehet në operim blloku A5 - NACIONALE

“Dhurata e ditëlindjes për Rizvanollin”, rikthehet në operim blloku A5

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se është rikthyer njësiti A5 në operim.

Rizvanolli ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se kjo është dhurata e saj më e mirë për ditëlindje.

Postimi i plotë:

Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim.

Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A.

Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave.

Lajme të ngjashme