Dhunoi të miturën, arrestohet një person në Prizren - NACIONALE

Dhunoi të miturën, arrestohet një person në Prizren

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare-e mitur.

Në raport janë dhënë edhe detaje tjera.

“"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare-e mitur. Viktima pasi është intervistuar në prezencë të prindit dhe zyrtarëve të QPS-së, është dërguar për ekzaminime mjekësore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", është thënë në raport.

Lajme të ngjashme