Dhunohet një e mitur në Obiliq
Një vajzë e mitur është dhunuar në Obiliq.
Sipas policisë, nëna e saj ka njoftuar për rastin duke thënë se derisa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e vajza ishte dhunuar nga një i dyshuar.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNIM/Obiliq 06.07.2022 – 19:00. Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar.