Dhunimi i 11-vjeçares, Prokuroria: Dy të arrestuarit e tjerë janë të mitur
Dy të dyshuarit e tjerë për dhunimin e 11 vjeçares që u arrestuan të hënën, janë të moshës së mitur dhe janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Kështu ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast (të mitur). Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, për të vazhduar tutje me veprimet të tjera procedurale ligjore”, ka thënë Ulaj.
I dyshuari i pestë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim nga policia.
Deri më tani për rastin janë arrestur 4 persona. Ekrem Rexhepi i moshës 26 vjeç dhe tre të tjerë të mitur.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj paraburgim për Ekrem Rexhepin dhe vëllain e tij.
