Dhunimi i 11-vjeçares, Jahjaga: Shoqëria jonë duhet t'i dënojë ashpër veprimet e tilla
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar dhunimin seksual të 11-vjeçares.
Jahjaga ka thënë se kjo gjë një sulm i tillë i lë pasoja të paimagjinueshme. Ajo ka bërë thirrje ndaj institucioneve të vendit që t'i dënojnë sulmuesit dhe të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës.
Ish-presidentja Jahjaga bëri thirrje që të punohet kolektivisht që viktimave t’iu japim mbështetjen e nevojshme.
Reagimi i ish-presidentes Jahjaga në Facebook:
E shokuar nga dhunimi seksual i një vajze 11 vjeçare në Kosovë.
Në atë moshë, kur vajza duhet të jetë duke e krijuar imazhin e saj për botën ideale, një sulm i tillë i lë pasoja të paimagjinueshme, me të cilat kjo vajzë, viktima më e fundit e një sulmi seksual, duhet të jetojë pëgjithmonë.
Andaj, i bëj thirrje organeve të drejtësisë që t'i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcën e ligjit, ndërsa organet e tjera të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës, e cila ka nevojë më shumë se kurrë më parë ta shoh që shteti është aty për të.
Shoqëria jonë duhet t'i dënojë ashpër veprimet e tilla, si dhe të gjithë ne kolektivisht duhet të punojmë që viktimave tu japim gjithë mbështetjen e nevojshme.
Aktet e tilla çnjerëzore nuk i kanë hije Kosovës, kemi mjaft plagë të hapura. Dhuna ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë!