Dhunimi i 11-vjeçares, Inspektorati fillon hetimet ndaj policëve që trajtuan rastin - NACIONALE

Dhunimi i 11-vjeçares, Inspektorati fillon hetimet ndaj policëve që trajtuan rastin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ditëve të fundit ka filluar një hetim paraprak për të verifikuar veprimet e zyrtarëve policor, të cilët kanë trajtuar dy rastet e 11 vjeçares, që po dyshohet se është dhunuar nga persona të ndryshëm.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hoda.

“Ajo çka mund të them tani është se kemi nisur hetimin paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhencën eventuale të zyrtarëve policor në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”, tha Hoda.

Hodaj shtoi se varësisht nga të gjeturat gjatë këtij hetimi ne do të ndërmarrim edhe veprimet e tjera ligjore që ka IPK në bazë të legjislacionit në fuqi.

Lajme të ngjashme