Dhunimi i 11-vjeçares: Dalin para gjykatës dy të miturit e dyshuar - NACIONALE

Dhunimi i 11-vjeçares: Dalin para gjykatës dy të miturit e dyshuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy të miturit të cilët u arrestuan mbrëmë, që po dyshohen për dhunimin e 11 vjeçares në kryeqytetit, kanë dalë para gjykatës para pak minutave.

Seanca ka filluar në Gjykatën Themelore të Prishtinës në Departamentin për të Mitur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas përfundimit të kësaj seance pritet të vendoset caktimi i masës, ndaj dy të dyshuarve.

Për këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë Ekrem Rexhepi dhe G.R, për të cilin u raportua se e ka vëlla këtë të parin.

Të dyve i është shqiptuar masa e paraburgimit, prej 30 ditësh.

Ndërsa i dyshuari i pestë, po kërkohet nga policia.

Lajme të ngjashme