Dhunë në familje, policia arreston gjashtë persona në një familje në Prishtinë - NACIONALE

Dhunë në familje, policia arreston gjashtë persona në një familje në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka treguar se mbrëmë ka arrestuar gjatë anëtar të një familje në Prishtinë.

Në raportin 24 orës, bëhet e ditur se dy nga ta kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre.

Pas informatës për dhunë në familje njësitë policore kanë arrestuar gjashtë të dyshuar pesë femra dhe një mashkull dy prej tyre të mitur të gjithë kosovar, për shkak se në shtëpinë e tyre dy të dyshuara e kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar nga Fushë Kosova te shtëpia e prindërve të saj”, thuhet në raport.

Më tej, thuhet se personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave të policisë dhe kanë tensionuar situatën.

Personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave dhe kërkesës së zyrtarëve policor që të shkonin në stacion policor, por e kanë tensionuar situatën dhe penguar zyrtarët policor ta kryenin detyrën”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme