Dhunë në familje: Arrestohet një burrë në Malishevë, sulmoi fizikisht gruan
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij, njofton policia e Kosovës.
Shkak dyshohet të jetë mosmarrëveshja.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Malishevë /04.08.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thueht në raportin e policisë.