Dhuna me bazë gjinore: Ambasada amerikane publikon numrat për raportim
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka publikuar numra se ku mundn të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore.
Ambasada përkujton se Kosova ka ligj në fuqi që dënon dhunën në familje.
“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni në: 0800 11 112 ose 192”, ka shkruar ambasada.