Dhomat e Specializuara, përgjigjet ashpër kryetarja e Gjykatës
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova është përgjigjur në kritikat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.
Ajo ka thënë se Kosova nuk mund ta krijojë asnjë mekanizëm kontrolli, pasi cenon pavarësinë e gjykatës.
“Më duhet të shpreh pikëpamjen time: asnjë gjykatë nuk mund të jetë nën mbikëyqrje nga legjislativi apo ekzekutivi, kjo nuk ndodhë askund në asnjë vend që e mbështetë sundimin e së drejtës. Brenda kornizës tonë legjislative bazuar në Kushteutë, ne kemi mbikëqyrje nga Apeli e Kushteuta”, ka thënë Trëndafilova në një takim online, raporton Nacionale.
Ajo ka vlerësuar se Kosova ka krijuar shtet ligjor, dhe mbikëqyrjet e tilla nuk janë të duhura.