Dhjetëra serbë mblidhen te Stacioni i Policisë në veri, po intervistohet një inspektor
Dhjëtra qytetarë serbë janë mbledhur në afërsi të Stacionit Policor në Veri.
Kjo ka ndodhur pasi Policia e ka ftuar për intervistim një inspektor me inicialet N.R, rapoton portali serb Kossev.
Intervistimi i tij po bëhet në lidhje me kërcënimin e aktivistit serb në pjesën veriore, Aleksandar Arsijeneviq, transmeton Nacionale.
Rruga është e hapur për qarkullim dhe nuk po pengohet trafiku.
Detaje të reja me këtë situatë nuk dihen, por aktivisti serb Arsijeneviq dje kishte bërë të ditur se është kërcënuar.
Arsijeneviq është në mesin e serbëve lojalë ndaj shtetit të Kosovës, që jeton dhe vepron në veri.