Dhjetëra mijëra njerëz mbushin Tel Avivin, kërkojnë përfundimin e luftës në Gaza dhe kthimin pengjeve
Dhjetëra mijëra protestues kundër luftës u mblodhën të shtunën në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv për të kërkuar fundin e luftës në Gaza dhe kthimin e pengjeve që ende mbahen.
“Është e madhe, e gjallë dhe me shumë zhurmë,” tha Nic Robertson i CNN-it, i cili ndodhej në vendngjarje, duke përshkruar atmosferën.
Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve vlerësoi se rreth 30,000 njerëz morën pjesë.
Shumë protestues mbanin pankarta me fotografi të pengjeve, ku shkruhej “Ktheni në shtëpi tani”, një thirrje e shpeshtë gjatë protestave javore. Të tjerë mbanin pankarta që i bënin thirrje presidentit amerikan Donald Trump të ndërhyjë dhe të kërkojë përfundimin e luftës.