Dhëndri vret vjehrrin me thikë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e një burri në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se dhëndri ka vrarë me thikë vjehrrin e tij.
Sipas 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur deri te vrasja ka ardhë për shkak të një mosmarrveshje.
I dyshuari ende gjendet në arrati.
“VRASJE Rr. Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.