Detaji interesant: Polici mbyll pamjen, pamundëson incizimin e Dejona Mihalit në Prokurorinë Speciale - NACIONALE

Detaji interesant: Polici mbyll pamjen, pamundëson incizimin e Dejona Mihalit në Prokurorinë Speciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatorja e fuqishme e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në lidhje me dy raste të korrupsionit, që po hetohen nga kjo prokurori.

Mihali erdhi e vetme në Prokurori.

Një detaj interesant është vërejtur. Pak pasi hyri në Prokurorinë Speciale, Mihali u kthye në drejtim të kamerës së Nacionales dhe e vërejti që ajo po incizohej.

E pas këtij momenti, siç shihet në pamjet e Paparacit, një polic afrohet te dritarja dhe e mbyll pamjen për gazetarët, duke lëshuar roletat.

Lajme të ngjashme