Detaje të reja - dyshohet se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe më parë - NACIONALE

Detaje të reja - dyshohet se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe më parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vazhdon edhe më tutje të mbetet temë kryesore në vendin tonë.

Bëhet fjalë për dhunimin e 11-vjeçares nga pesë persona të dyshuar, dhe atë për shtatë orë.

Të gjithë të dyshuarit, tre prej të cilëve të mitur veçse janë vënë nën pranga.

Nacionale një ditë më parë shpalosi të dhënat për njërin prej tyre.

Sonte ndërkaq, Gazeta Metro, duke u thirrur në burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka raportuar se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe më parë.

Tutje, sipas mediumit në fjalë bëhet e ditur se Prokuroria ende nuk ka mundur të bisedojë me të miturën, pasi asaj ende nuk iu është caktuar një psikolog.

Kujtojmë se ky rast ngjalli reagime të shumta, ndërsa është organizuar edhe një protestë për ditën e nesërme.

Lajme të ngjashme