Detaje nga aksioni Brezovica: Deri tash 7 të arrestuar
Po vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës, që po bëhet lidhur me ndërtimet në Brezovicë.
Deri më tash, raportohet se janë 7 persona të arrestuar. Në mesin e tyre, ka biznesmenë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.
Se po zhvillohet një aksion lidhur me rastin Brezovica, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, ka thënë Kelani.
Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku.