Dështon për herë të tretë konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat, mungojnë deputetët e VV-së - NACIONALE

Dështon për herë të tretë konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat, mungojnë deputetët e VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore ka dështuar për herë të tretë, në mungesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ekonomia Online” raporton se konstituimi dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

Opozita raportohet që ka deklaruar se “pushteti po fsheh diçka që nuk po vjen”, dhe se një praktikë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur.

Komisioni dështoi të formohet dy herë edhe gjatë javës së kaluar.

Vlen të theksohet se forimimi i komisionit hetimor filloi pas publikimit të skandalit me mungesën e rezervave shtetërore të publikuar nga Nacionale.

Lajme të ngjashme