Dështon mbledhja e KQZ-së, pas 120 ditësh VV-ja kërkon zgjatjen e afatit për regjistrim të diasporës - NACIONALE

Dështon mbledhja e KQZ-së, pas 120 ditësh VV-ja kërkon zgjatjen e afatit për regjistrim të diasporës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e sotme e KQZ-së.

Mungesa e anëtarëve të opozitës ka nervozuar anëtarët e VV-së në këtë institucion.

Albert Krasniqi ka fajësuar anëtarët partive opozitare për mungesën e tyre në këtë mbledhje.

Në adresimin e tij para mediave ai ka kërkuar që të shtyhet afat për regjistrimin e diasporës për proces të votimit, i cili përfundon sonte në mesnatë.

Ndonëse afati për aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës ka filluar para 120 ditësh, kërkesa e VV-së për shtyrje ka ardhur vetëm në ditën e fundit të afatit.

Në rend të ditës në mbledhjen e KQZ-së ishin njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, njoftim për afatin e aplikimit për periudhën e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit si dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të rekrutimit për stafin e përkohshëm.

Lajme të ngjashme