Dështojnë mbledhjet e dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka dështuar të mbahet. Aryseja është mungesa e kuorumit, pasi munguan deputetët.
Në sallë ishin të pranishëm vetëm pesë deputetë, tre prej tyre ishin deputetë të VV-së, partisë në pushtet.
Mbledhja është shtyrë për në shtator.
Po ashtu, ka dështuar edhe Komisioni Hetimor për MPJD-në, pasi opozita e braktisi mbledhjen.