Dështimi i futjes në agjendë të Këshill të Evropës: Haki Abazi për aplikim thoshte se i ishte gëzuar edhe nëna
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës vitin e kaluar, kishte bërë bujë të madhe. Pushteti kishte shprehur gëzim të madh.
Madje, gëzimi kishte mbërritur deri tek nëna e deputetit të VV-së, Haki Abazi. Vetë Abazi përmes një postimi në Facebook kishte thënë se për aplikimin e Kosovës ishte gëzuar edhe nëna e tij.
“Edhe nëna është e gëzuar për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Gëzuar e mbarë shkoftë”, pati shkruar Abazi.
Por, një lajm shumë i hidhur ka ardhur sot nga Strasburgu.
Ndonëse aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë bëri bujë të madhe, burimet jozyrtare të Nacionales kanë pohuar se nuk ka pasur vota të mjaftueshme që Kosova të futet në agjendë.
Për mosfutjen e Kosovës në agjendë ka shkruar edhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku e cila ka thënë se "katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër."
"Kosova paguan çmimin e moskoordinimit. Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç'orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht. Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike." - ka thënë Lushaku.