Dështimi i Konjufcës, Zogaj tallet keq: Humbëm shansin ta kemi Kurti kryediplomat dhe të na i ndreq raportet me boten - NACIONALE

Dështimi i Konjufcës, Zogaj tallet keq: Humbëm shansin ta kemi Kurti kryediplomat dhe të na i ndreq raportet me boten

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Petrit Zogaj ka komentuar dështimin e djeshëm të nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, për t`u bërë kryeministër i vendit.

Ai ka ironizuar me këtë fakt, duke thënë se ka humbur Kosova.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se Kosova humbi shansin që ta ketë Albin Kurti ministër të Punëve të Jashtëm.

“E humbem shansin qe Kurti me qene minister i jashtem edhe me te na i ndreq raportet me krejt boten, perfshire edhe njohje nga ishulli grek ku Kurti kalon pushimet cdo vere. 😛 Te rralla jane keto raste”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme