Dëshmitari i 90-të në rastin e Thaçit dëshmon në seancë të mbyllur
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W4422 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodhë zakonisht për dëshmitarët e Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.