Dëshmitari 48 në Hagë është serb: Pretendon se u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së
Po vazhdon gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së.
Dëshmitari 48 është serb që pretendon se ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së.
Përmbledhja:
Dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së W01140 ka nisur dëshminë këtë mëngjes përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte banor i Prizrenit dhe u çua dhe u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së në qershor të vitit 1999.