Dëshmitarët katolikë, Mehmetaj: Askush nuk e paditi personin për shpifje, sot u fol edhe në Speciale - NACIONALE

Dëshmitarët katolikë, Mehmetaj: Askush nuk e paditi personin për shpifje, sot u fol edhe në Speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lirim Mehmetaj, analist, ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale, ku nga ana e avokatit të Hashim Thaçit u përmend edhe çështje dëshmitarëve katolikë.

Sipas Mehmetaj, ndonëse kanë kaluar disa ditë prej kur Nacionale raportoi për dëshmitarët katolikë, askush nuk e ka paditur për shpifje Ndue Gjinin, i cili rrëfeu për këtë temë në intervistën për gazetarin Berat Buzhala.

“Kaluan disa ditë prejse një person doli në intervistë dhe tha se personi i afërt me Kurtin, Ridi, i ka kërkuar t’ia gjejë disa katolikë për të dëshmuar në Hagë, sepse ata po i vijnë më të besueshëm Gjykatës Speciale.

Askush, akoma, nuk e ka paditur këtë personin për shpifje, ndonëse ai përmendi emra, vende, data konkrete.

Sot u fol kjo edhe në Speciale.” – shkroi Mehmetaj ndër të tjera.

Lajme të ngjashme