Dëshmia e Naim Murselit, Gashi: U tmerrova nga mungesa e kureshtjes e profesionalizimit të hetuesit - NACIONALE

Dëshmia e Naim Murselit, Gashi: U tmerrova nga mungesa e kureshtjes e profesionalizimit të hetuesit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Astrit Gashi ka reaguar pasi që gazetari i Paparacit, Vehbi Kajtazi ka publikuar dëshminë e Naim Murselit të dhënë para hetuesve policor në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt.

Gashi ka kritikuar hetuesit duke thënë se kanë mungesë të kureshtjes së profesionalizimit të hetuesit.

Ai tutje ka shkruar se “për qesi hetues, asgjë nuk zbardhet.”

Postimi i plotë:

E degjova nja dy here videon e publikuar nga Vehbi Kajtazi ne Paparaci te deshmise ne hetuesi te Naim Murselit, per vrasjen e tmerrshme te Liridona Ademaj dhe i pata une vet minimum nja 20 pyetje qe hetuesi nuk ja beri. U tmerrova nga mungesa e kurreshetjes e profesionalizmit te hetuesit. Nje gazetar fillastar i "TV Kralanit" kish dite me bo pyetje me shume sesa hetuesit.

Na ruajt zoti se per qesi hetues, asgje nuk zbardhet.

Jam i tmerruar!

Faleminderit Vehbi, qe na e zbulove cfare hetuesish jo kompetent kemi!

Lajme të ngjashme