Deri në një orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Në pikën kufitare në Merdarë, qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova, derisa kolonat në dalje janë deri në 200 metra.
Më pikën kufitare Dheu i Bardhë, për të dalë nga Kosova ka pritje deri në 10 minuta.
Pritje deri në 10 minuta ka edhe në pikat kufitare Jarinje, Mutivodë dhe Muçibabë.
