Deri në dy orë pritje në pikën kufitare te Dheu i Bardhë - NACIONALE

Deri në dy orë pritje në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytetarët janë duke u përballu me pritje deri në dy orë për t'u futur në Kosovë përnes pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të së dielës nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është 1.5 kilometra e gjatë.

Ndërkohë në Merdarë nuk ka pritje të gjata, vetëm deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes është nga 3 deri në 5 minuta.

Edhe gjatë ditëve paraprake, ka pasur kolona në këto pika kufitare.

Lajme të ngjashme