Deri në 4 orë pritje për ta kaluar kufirin në Mendarë
Mërgimtare edhe këtë vit janë përballur me pritje në pikat kufitare për të hyrë dhe për të dal nga Kosova.
Gjatë këtij sezoni veror, pika më e ngarkuar ka qenë Mendarë, ku vetëm sot qytetarë për të dal nga kjo pik janë duke pritur afro 4 orë, dhe kolonat në këtë pjesë janë 800 metra deri në një kilometër.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se për të hyrë në Kosovë, situata është më e qetë.
Mirëpo situata e ngarkuar është edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për të dal jashtë Kosove përmes kësaj pike duhet të prisni deri në 2 orë.
Ndërsa, për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Muçibabë, qytetarët janë duke pritur deri në një orë.