Dërguti tallet keq me Kurtin dhe Sveçlën: Kishin punu ata me rroga të vogla, lirisht kthehuni e futjani gjumë - NACIONALE

Dërguti tallet keq me Kurtin dhe Sveçlën: Kishin punu ata me rroga të vogla, lirisht kthehuni e futjani gjumë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, është tallur me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët sot kanë shkuar në vendin ku ka ndodhur shpërthimi mbrëmë.

Ajo ka ironizuar me vizitën e tyre, duke thënë se dëmin e shpërthimit e kanë sanuar punëtoret me paga të vogla.

“Mirmjes! A muj u çuet o trima? Mos keni dert, kishin punu ata me rroga te vogla gjithe naten, e kishin rregullu. Lirisht kthehuni e futjani gjumë”, ka shkruar Dërguti.

Lajme të ngjashme