Dërguti: Përmbledhja e deklaratave të krerëve institucional lidhur me dialogun: PJO
Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka ironizuar me deklaratat e udhëheqësve të vendit lidhur me dialogu.
Dërguti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se krerët e Kosovës nuk kanë përgjigje të prerë për vazhdimin e dialogut.
Sipas saj, përgjigja e tyre është “pjo”, që nënkupton as po e as jo.
“Përmbledhja e deklaratave të krerëve institucional lidhur me dialogun: PJO #krejttuirrejt #cirkusdiplomacia.” – ka shkruar ajo.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas paralajmërimeve për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka thënë se nuk ka dialog nëse Serbia nuk dënohet apo sanksionohet pas sulmit në Banjskë.
“Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog.” – ka thënë Kurti.
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani kishte kërkuar masa pastaj vazhdim të dialogut.
Ndërkaq, BE ka bërë të ditur se ka ftuar palët për takim nesër në Bruksel.
