Dërgimi në paraburgim i ish-ushtarit të UÇK-së, Klinaku kritikon Maqedoninë: Shtet artificial - NACIONALE

Dërgimi në paraburgim i ish-ushtarit të UÇK-së, Klinaku kritikon Maqedoninë: Shtet artificial

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinkua, ka kritikuar institucionet e Maqedonisë së Veriut për dërgimin në paraburgim të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

Ai ka vlerësuar se një veprim i tillë i drejtësisë maqedonase është i padrejtë.

Klinaku ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, të cilin dje i është shqiptuar dënimin me 30 ditë paraburgim.

“E papranueshme që shteti artificial i Maqedonisë e dërgon në paraburgim 30 ditësh bashkëluftëtarin tonë Blerim Ramadani me qëllim të ekstradimit të tij në Serbi. Shteti i Kosovës duhet që menjëherë të ndërmarr hapa në drejtim të lirimit të tij, sepse Serbia kriminale nuk ka të drejtë të gjykoi veteranët e luftës së UÇK-së që kanë bërë luftë në Kosovë për çlirim nga pushtuesi serb. Këta që kanë ndihmuar gjoja ndryshimin e pushtetit të shqiptarëve atje, por edhe ata që thirren se janë ndryshimi si VLEN, janë të mjerë që nuk po e thonë as edhe një fjalë të vetme”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të ngjashme