Dërgimi i FSK-së në Gaza, Komisioni për Siguri e miraton si "hap të rëndësishëm dhe pjekuri të shtetit" - NACIONALE

Dërgimi i FSK-së në Gaza, Komisioni për Siguri e miraton si "hap të rëndësishëm dhe pjekuri të shtetit"

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Siguri miratoi njëzëri vendimin për dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza.

Deputetja Ganimete Musliu tha se ky është “hap i rëndësishëm që tregon pjekurinë e shtetit”, siç e citoi Ekonomia Online.

Ajo theksoi se FSK-ja është “strukturë serioze, profesionale” e gatshme për përgjegjësi ndërkombëtare.

Deputetja Shqipe Selimi deklaroi se FSK-ja është “partnere dinjitoze krah SHBA-së dhe aleatëve” në misione paqeje.

Ajo shtoi se institucionet janë “të detyruara” të sigurojnë mbrojtje ligjore dhe mbështetje për ushtarët.

Deputeti Fadil Hadergjonaj e quajti këtë “lajm të mirë për Kosovën”.

Ai kërkoi që pjesëtarët e FSK-së të kenë “mbështetje të plotë logjistike dhe me pajisje”.

Vendimi pritet të shqyrtohet në Kuvend.

Lajme të ngjashme