Deputetja Statovci e partisë GUXO del kundër qeverisë: Lëshojini pagat
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës GUXO që bashkëqeverisë me VV-në, Jeta Statovci, ka kritikuar qeverinë për moslëshim të pagave për mësimdhënësit.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ajo tha se ndihet e lumtur që nxënësit u janë kthyer bankave shkollore dhe se përkundër asaj nëse kërkesat e grevistëve ishin të drejta apo jo, pagat duhet t'u lëshohen.
"Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë të mbarën ndërsa shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona", shkroi ndër të tjerash ajo.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
