Deputetja e VV-së thotë se secili qytetar “duhet të jetë mirënjohës” për rritjen e rrogave
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka folur rreth vendimit të Qeverisë Kurti për rritjen e pagave në janar dhe korrik të vitit 2025 në vlere prej 55 dhe 110 eurove respektivisht.
Kryeziu ka bërë një vlerësim të çuditshëm., duke thënë se qytetarët duhet të jenë mirënjohës ose falënderues për “mundësinë që është bërë një veprim i tillë”.
“Në fakt janë disa muaj deri në zgjedhjet parlamentare dhe nuk e di pse po ka tendencë që kjo të ndërlidhet me çështjen e zgjedhjeve, unë mendoj se ky ka qenë momenti i duhur për ta bërë një veprim të tillë sepse kemi kaluar një vit buxhetor dhe po hyjmë në vitin e dytë buxhetor dhe mendoj se mundësitë janë krijuar për shkak të rritjes ekonomike le të themi që Kosova ka përfituar këtë vitin e fundit dhe sigurisht që kjo do të shprehet në përfitim për qytetarët nëpërmjet kësaj rritjes së pagës në sektorin publik. Unë mendoj që secili qytetar sot duhet të jetë mirënjohës ose falënderues për mundësinë që është bërë një veprim i tillë sepse gjithmonë duhet të nisemi prej veprimeve të vogla për të ardhur deri te ajo shuma e dëshirueshme. Unë e kuptoj që një rritje e tillë ndoshta një shumë me të cilën qytetarët mund të bëjnë shumëcka por ama është një rritje prej të cilës nis ky procesi i rritjes i cili do të vijojë në të ardhmen sepse do ta shohim që brenda një viti do të ketë rritje të dyfishtë të pagës”, ka thënë ajo në Tëvë1.