Deputetja e VV-së rinis thirrjet “Drejtësi për Astritin” pas daljes së aktgjykimit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje me emrin Arjeta Fejza ka bërë thurjen (hashtag) “Drejtësi për Astritin” në murin e saj në Facebook. Ky veprim u bë pasi u shpall aktgjykimi lirues ndaj të akuzuarve për rastin e sulmit të Kuvendit të Kosovës me zollë në vitin 2016.
Ky aktgjykim shfajësonte aktivistët Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi. Dy të parët janë pjesë e PSD-së ndërsa dy të fundit janë ende pjesë e Vetëvendosjes, partisë në pushtet.
Por, mes aktivistëve të VV-së që ishte akuzuar në atë kohë kishte qenë edhe i ndjeri Astrit Dehari.
Ai kishte gjetur vdekjen në rrethana ende të pasqaruara mirë në paraburgim në Prizren.
Në lidhje me këtë aktgjykim ka shkruar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Arjeta Fejza është një prej deputeteve më të reja të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

