Deputetja e VV-së me pretendim të madh: Shtrirja e sovranitetit në veri ka nisur këto tri vite e gjysmë
Abëreshë Kryeziu, deputete e VV-së, ka bërë një pretendim të madh gjatë një intervistë në KTV.
Deputetja e VV-së ka pretenduar se në veri të Kosovës nuk ka pasur kurrë më herë sovranitet. Madje, ajo e precizoi edhe më shumë këtë pretendim, duke thënë se shtrirja e sovranitetit ka nisur gjatë qeverisjes së dytë të VV-së.
“Nuk besoj që ka pasur ndonjëherë shtrirje më të madhe të sovranitetit. Në fakt, s’ka pasur fare në të kaluarën. Shtrirja e sovranitetit ka nisur në këto tri vite e gjysmë të fundit” – tha ajo.
Duket se deputetja e VV-së ka harruar aksionin policor të vitit 2011, përmes së cilit aksion u morën nën menaxhim pikat kufitare në veri të Kosovës.