Deputetja e PDK-së: Vettingu duhet të bëhet në bashkëpunim me opozitën - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Vettingu duhet të bëhet në bashkëpunim me opozitën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerta Deliu, deputete e PDK-së, në emisionin 'DPT' të Fidani në T7, tha se procesi i Vettingut duhet të bëhet në bashkëpunim me opozitën. Ajo ka treguar se çfarë i ka kërkuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e tyre të fundit.

"Në këtë takim është kërkuar që procesi i Vettingut t’i kthehet Kuvendit, që të inkorporohet edhe opozita”, tha Deliu-Kodra

Tutje, Deliu ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot kryefamiljarët, ndër të cilët edhe kreun e PDK-së, Abelard Tahir.

"Sot ka pasur një takim mes Konjufcës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, për të diskutuar rreth modaliteteve se si ne e shohim këtë proces. E dimë që Vettingu ka ndodhur brenda Kuvendit. Vettingu e ndihmon drejtësinë në Kosovës, nëse bëhet në koordinim me ndërkombëtarët, me Komisionin e Venecias dhe në konsensus me forcat politikë", tha ajo.