Deputetja e PDK-së: Kurti i ka harruar të pagjeturit - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Kurti i ka harruar të pagjeturit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ariana Musliu-Shoshi, deputete nga rradhët e PDK-së po konsideron se kryeministri Albin Kurti, ka thyer parimin kyç në raport me Serbinë – kërkimfalja nga ana e Serbisë.

Në një deklarim për Ekonomia Online, Musliu-Shoshi ka thënë se Kurti i ka harruar në tërësi të zhdukurit.

“E kemi parasysh që premtim kryesor i Kurtit edhe kusht kryesor që të ulet në tavolinë dhe të dialogojë apo të bëjë negociata me Serbinë ka qenë deri sa të gjendet i pagjeturi i fundit. Ne jemi dëshmitarë përveç që është ulur dhe ka dialoguar i ka harruar në total këtë çështje apo këtë kusht që e ka pasur kryesor. Çka kemi parë është se në marrëveshje çështja e të pagjeturve është trajtuar krejtësisht në mënyrë periferike; në qendër e kemi Asociacionin, dhe në as një mënyrë nuk e kemi trajtimin e të pagjeturve”, tha ajo.

Lajme të ngjashme