Deputetja e PDK-së: Kurti e sheh diasporën veç si votë dhe monedhë - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Kurti e sheh diasporën veç si votë dhe monedhë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për projektligjin për Diasporën.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar qeveria qëllimisht po e vonon këtë projektligj.

Ajo ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e sheh diasporën vetëm si votë dhe monedhë.

Kryeministër, a ke tregu sa ke bërë për diasporën e sa vlenë diaspora për ty? Diasporën ti e sheh veç si votë dhe monedhë. Nga dita e parë e qeverisjes tënde deri më sot, nuk e ke sjell Ligjin për Diaporën, përveç që e ke prolonguar dhe trajtuar krejtësisht si të parendësishme. Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës. Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe! Krejt çfarë duan diaspora nga Ju e nga ne si klasë politike është të punojmë me nder, mençuri e dinjitet për vendlindjen e tyre!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme