Deputetja e PDK-së kritikon Qeverinë: Pacientët me kancer s’po mund t’i marrin terapitë në Kosovë - NACIONALE

Deputetja e PDK-së kritikon Qeverinë: Pacientët me kancer s’po mund t’i marrin terapitë në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Filloretë Zejnullahu, gjatë seancës së rregullt të Kuvendit ka komentuar gjendjen në shëndetësinë kosovare.

Zejnullahu ka përmendur ikjen e mjekëve nga Kosova e gjendjen e rëndë në QKUK, shkruan Nacionale.

“Mjekët e infermierët po ikin çdo ditë. Barnat po shtrenjtohen çdo ditë. Qytetarët tanë shpenzojnë mbi 10 milionë euro barna më shtrenjtë se shtetet e rajonit. Qytetarët e Kosovës janë lënë pa mbrojtje pa përkujdesje,. Në situatën ku nuk ka asnjë vendim për rritje të pagave. Paga e mjekut prej 600 eurove është nënçmim për ta. Gjendja në QKUK është kaos, qytetarët me kancer s’po mund t’i marrin shërbimet në Klinikën e Onkologjisë”, tha ajo.

E Nacionale, ka raportuar për gjendjen kaotike që është krijuar në Klinikën e Onkologjisë, aty ku pacientët me kancer s'po mund t'i marrin radioterapitë./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme